Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Nga PD-ja nuk më përjashtojnë dot ata që s’kanë asnjë lidhje me të, Basha është shkarkuar nga 44 mijë anëtarë


Deputetja e PD-së Albana Vokshi a reaguar pas shpalljes së vendimit të kryesisë së partisë për përjashtimin e Sali Berishës, të sajin dhe të dhjetëra deputetëve, zyrtarëve e anëtarëve të saj.

Ajo shkruan se një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet pasurimi personal nuk marrin dot vendim për përjashtim. Vokshi shton më tej se ata që kanë marrë vendimin nuk kanë asnjë lidhje me demokratët e demokracinë.

Deputetja thekson se i vetmi organ legjitim në PD është Komisioni i Rithemelimit, i mandatuar nga Kuvedi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021. Po kështu ajo shkruan se vendimi në fjalë është ratifikuar unanimisht nga 44 mijë anëtarët e PD-së në referendumin e 18 dhjetorit.

“Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në. Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë. I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare. Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022. Në demokraci sovrani vendos!” – shkruan Vokshi.