Vendosni fjalën kyçe....

Gjata debat me Baton Haxhiun: Ke marrë 6 herë në telefon Ramën për të futur policinë në PD


Çlirim Gjata ka akuzuar gazetarin Baton Haxhiu nw emisionin “Opinion” se ka telefonuar Kryeministrin Edi Rama për të kërkuar ndërhyrjen e policisë në selinë e PD-së.

“E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!”, tha Gjata.

Pjesë nga debati:

Gjata: E ke marr 6 herë në telefon Edi Ramën dhe i ke thënë ço policinë se mbaroi Lul Basha, se hyri Sali Berisha, se morën fund të gjithë! 6 herë!

Por Rama kishte bërë skenarin, e la që u hap dera e parë e blinduar dhe pastaj ndërhyri. I kërkoi edhe kërkesën me shkrim për ta mbajt peng Lul Bashën. Pra nënshkruaje me policinë.

Haxhiu: Me hy brenda meje dikush…. e pranoj!

Gjata: E di shumë mirë ti Baton!

Haxhiu: Mirë, e di shumë mirë

Gjata: 6 herë e ke marr Edi Ramën në telefon, fut policinë se mbaroi Lul Basha, hyri Berisha, na mori në qafë të gjithëve.

Haxhiu: Nuk i intereson shikuesit kjo. Mbas emisionit flasim…