Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, humb jetën një person


Një aksident me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan.

Policia bën me dije se në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, një makinë ka përplasur një person të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.