Vendosni fjalën kyçe....

Arratisje si nëpër filma në Itali – Hapën vrimë në mur dhe zbritën me çarçafë, dy shokët e qelisë arratisen nga burgu, shqiptari nuk ia del dot


Skena filmash në një burg në Avellino në Itali, ku dy të burgosur janë arratisur nga burgu Bellizzi. Një i tretë kishte tentuar gjithashtu të arratisej, por ishte ndaluar nga policët e burgut.

Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se alarmi ra rreth orës 1, pas mesnate.

Disa burgosurit mes të cilëve një shqiptar, kishin hapur një vrimë për të dalë nga qelia dhe më pas do të zbrisnin me çarçaf poshtë për t’u arratisur.

“Ky është një episod tjetër që konfirmon brishtësinë e sistemit të burgjeve” – shpjegon Emilio Fattorello i sindikatës Sappe. ”Ne kemi denoncuar mungesat kronike të personelit që prekin sistemin për një kohë të gjatë”.

Një 23-vjeçar nga Rumania është në arrati, tjetri është 41-vjeçar nga Maroku. Sipas hetimeve të para, tre të burgosur kanë bërë një vrimë në murin e qelisë dhe prej andej janë ulur me çarçafët.

“Dy prej tyre kishin përdorur të njëjtët çarçafë për të ngjitur murin rrethues, ndërsa tjetri, një burrë me kombësi shqiptare, ishte bllokuar nga policia e burgut, e cila ndërhyri pas alarmit të shkaktuar nga dhoma e operacionit që kishte kuptuar se çfarë ishte. Një i burgosur i katërt do të qëndronte në qeli, duke hequr dorë nga arratisja në momentin e fundit.”- citojnë mediet e shtetit fqinj.

Policia e burgjeve ka nisur kërkimet për dy të arratisurit, fotot e të cilëve i kanë shpërndarë në medie.