Vendosni fjalën kyçe....

Milan nuk ka ndërmend të lëshojë Theo Hernandezin, do i ofrojë rritjen e pagës


Milan do ta shpërblejë mbrojtësin e majtë francez, Theo Hernandez me një rritje të madhe të pagës me kontratën e ri të ofruar nga klubi

Francezi 24 vjeçar është njëri prej lojtarëve kyç në skuadrën e Stefano Piolit dhe ai dëshiron që ta mbajë premtimin që ia bëri Paolo Maldinit që dëshiron të jetë një figurë historike te Kuqezinjtë.

Siç raporton Calciomercato.com, Milan do t’i ofrojnë Hernandezit një kontratë të re që do të bëjë që paga e tij nga 1.5 milionë euro të rritet në katër milionë, e cila mund të rritet në 5 milionë nëse ai arrin bonuset. Klubi ende është duke vendosur që kontrata e re të jetë deri më 2026 apo 2027.

Kuqezinjtë shpresojnë që t’i hartojnë të gjitha detalet relevante deri në fund të muajit dhe janë të gatshëm që ta shpërblejnë francezin për besueshmërinë e tij ndaj klubit dhe kualitetin e tij. Ata po ashtu e vlerësojnë faktin që ai nuk ka pasur kërkesa për rritje të shpejtë page dhe në vend të kësaj ka vepruar qetësisht duke kuptuar edhe vështirësitë ekonomike të klubit.