Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata australiane liron Djokoviç nga qendra ku mbahej


Gjykata federale australiane ka urdhëruar që të prishet vendimi që tenistit serb Novak Djokoviç t’i anulohet viza.

Gjykatësi ka urdhëruar që Djokoviç menjëherë të lirohet nga qendra ku është mbajtur ditëve të fundit dhe që t’i paguhen të gjitha shpenzimet.

Por asgjë ende s’ka përfunduar sa i përket pjesëmarrjes së Djokoviç në turneun e Australian Open që fillon më 17 janar.

Ministri australian i Imigracionit ende ka kompetenca që t’ia anulojë ose jo vizën Djokoviçit.