Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në betejë ka një tërheqje, e vetmja arsye pse u mbyll protesta ishte gazi


I pyetur nga gazetarët se çfarë e bëri që të mbyllte protestën, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ishte gazi i hedhur ndaj protestuesve.

“Fare e thjeshtë, ishte gazi që hodhën në sasi toksike dhe njerëzit ishin të shtrirë në anë të Lanës nga helmimi.

Në betejë ka një tërheqje, kur shihet se është përdorur një lëndë toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye. Unë isha këtu, vazhdova, hodhën gaz direkt tek ura, por kjo me motivon më shumë.”– tha Berisha i cili tha se për protestën e radhës do të njoftojë në vijim.

Ai u pyet gjithashtu nëse do të kishte viktima në rast se nuk do të ndërhynte policia, por Berisha tha se kjo nuk mund të ndodhte.

“A patë ju njeri të armatosur nga ato dhjetëra mijëra njerëz nga unë.  I përgëzoj të gjitha ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që kërkonte t’i përdorte ‘mish për top’. Por ata s’do i prekte asnjë me dorë.  

Shkatërrimi i godinës është blindimi. Shndërrimi i saj në një bunker si asnjë seli tjetër në Evropë. Nuk ka më shqiptarë që nuk e ka të qartë se Edi Rama faktikisht ka një zyrë në Kryeministri dhe mjerisht gjeri sa ta çlirojmë edhe një zyrë në këtë seli. Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeministrisë deri sa ta çlirojmë edhe atë.”- tha Berisha.