Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishin personat me shkopinj që goditën protestuesit? Basha: Distancohem nga dhuna, ata ishin një grusht banditësh të sjellë nga Berisha


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen e tij për mediet është distancuar nga dhuna e djeshme në sleinë e Partisë Demokratike.

Ai u pyet nga gazetarët se cilët ishin personat në katin e dytë të selisë që godisnin me shkopinj protestuesit, por ai nuk dha emra. Basha tha se ata ishin persona të sjellë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“E para e punës dua të refuzoj çdo akt dhune. Distancohem nga çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu dhe jo nga demokratë, se demokratët i solli për fasadë dhe ata kishin ardhur këtu me një qëllim, qëllimin e shpallur nga Sali Berisha se nëse PD nuk kthehet në një bunker për të të shpallur non grata nga Amerika, duhet të shkatërrohet. Pra të shkatërronte Partinë Demokratike, me çdo kusht, me çdo çmim. Pra të derdhte gjak dhe të sillte shkatërrim. E patë si qeshte edhe sot? A mund t’i qeshë buza një njeriu sot pasi këtu pikërisht në skenën e krimit, u kthye në skenën e krimit dhe qeshte. E patë apo jo?

Ndërsa pjesa tjetër është pjesë e manovrave të Edi Ramës mesa kuptova unë.”- tha Basha.