Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Sot Berisha vulosi ditën e fundit në politikë


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha postoi një video nga protesta e sotme duke thënë se me shfaqjet e dhunës së sotme, Sali Berisha vulosi ditën e fundit në politikë.

Ai shton se shumica e demokratëve e braktisi ndërsa Berisha me kriminelët tentuan të shkatërronin PD-në.

Me këtë shfaqje të shëmtuar dhune, Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëve e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkoi të shkatërronte Partinë Demokratike. Demokratët qëndruan sot me vendosmëri dhe qytetari në mbrojtje të Shtëpisë së Lirisë, si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim”-shkruan Basha.