Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Berisha kërkon gjakderdhje në selinë blu, kemi marrë masa që të evitojmë përplasjen


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaroi se janë të përgatitur për të shmangur çdo përballje dhune mes demokratëve.

Ai deklaroi se në PD nuk ka asnjë derë apo dritare të blinduar, ndërsa nënvizoi se media nuk lejohet të futet në seli, pasi po kryhen punime.

Bardhi shtoi se Berisha dhe mbështetësit e tij kërkojnë gjakderdhje ditën e protestës.

PD ka marrë çdo masë teknike organizative për të shmangur çmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët, që kjo seli mos kthehet në një arenë ku përplasen demokratët me demokratër për t’u bërë dhurata më e çmuar e Ramës.

Ky është qëllim i protestës që ka thirrur nesër Sali Berisha e përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë.

Sali Berisha kërkon siç thonë njerëzit e tij nesër gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së

E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet komiteti i Rithemelimit?

Ka folur e flet për gjakderdhje në selinë qendrore të PD-së.

Berisha ka provuar më shumë se një herë se tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.

Qartësisht sot nuk mohoi që ka skenarë dhune që pakica e udhëhequr prej tij t’u imponohet shumicës se demokrateve.

Ky skenar dhune ka për të dështuar se demokratët kanë betejë me regjimin e Edi Ramës”-deklaroi ndër të tjera Bardhi.