Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet e djegur një makinë pranë Vlorës, dyshohet se u përdor në atentatin ndaj 36-vjeçarit


Është gjetur e djegur makina që dyshohet se është përdorur në atentatin ndaj 36-vjeçarit Diego Hajnaj në Vlorë mbrëmjen e djeshme.

I riu u qëllua pranë banesës në lagjen ‘Pavarësia’ nga një makinë në ecje po vetëm njëri prej plumbave e ka kapur në dorë duke e plagosur lehtë.

Mjeti është gjetur i djegur në fshatin Trevllazën në një rrugë qorre. Policia ka sekuestruar kamera të shumta sigurie në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes e identifikimin e autorëve.

Deri tani janë shoqëruar tetë persona të cilët kanë qenë pranë vendit të atentatit dhe po merren në pyetje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.