Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Vlorë, policia jep detajet e para: 36-vjeçari u plagos në dorë para pallatit të tij


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në Vlorë ku një 36 vjeçar është plagosur në rrethana ende të pasqaruara.

Shtetasi Diego Hanaj u plagos në dorë para pallatit të tij me armë zjarri dhe më pas u paraqit në spitalin e Vlorës për të marrë mjekim.

Në lagjen “Pavarësia”, para pallatit te tij, dyshohet se është plagosur në dorë, me armë zjarri shtetasi D. H, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit. Ndërkohe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.