Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë e FRPD-së shkojnë në selinë blu: Do mbanim mbledhje për protestën e të shtunës, turp që janë mbyllur dyert


Pas deputetëve që janë anëtarë të Komisionit për Rithemelimin e PD-së kanë shkuar në selinë blu edhe një grup të rinjsh të FRPD-së.

Ata janë shprehur për gazetarët se kishin ardhur për të zhvilluar një mbledhje lidhur me protestën e të shtunës. Të rinjtë e FRPD-së e konsiderojnë të turpshme mbylljen e dyerve.

“Ne jemi një grup të rinjsh të FRPD që jemi thirrur sot për një mbledhje, për protestën dhe jemi përballur me mbylljen e të gjitha dyerve. Kjo është situatë e turpshme. Kjo seli nuk është pronë e askujt, është pronë e demokratëve, është pronë e të rinjve. Nuk është e nevojshme të njoftohet administrata. Është një mbyllje dyersh për çdo mendim ndryshe, për çdo mendim kundër. FRPD do jetë pjesë e protestës.”- tha njëra prej anëtareve të FRPD-së.

Një tjetër anëtare pretendoi se është hequr sigla e FRPD-së nga vendi ku zhvilloheshin mbledhjet.