Vendosni fjalën kyçe....

Vandalizohet zyra e ministrit gjerman: Më sulmojnë ata që mohojnë Covid e janë kundër vaksinave


Autoritetet gjermane po hetojnë pasi zyra lokale elektorale e Mministrit të Shëndetësisë Karl Lauterbach në Këln u vandalizua natën e Vitit të Ri. Ai fajësoi për sulmin mohuesit e radikalizuar të Covid dhe personat që janë kundër vaksinave.

Ndërsa policia ka kërkuar që dëshmitarët të paraqiten, Lauterbach i tha agjencisë së lajmeve DPA të shtunën se ai dyshonte se të njëjtët njerëz kishin kryer sulme të mëparshme në zyrë dhe i dërguan atij emaile kërcënuese.

Më 10 dhjetor, zyra thuhet se ishte njollosur me slogane të tilla si ‘Ministër i Sëmundjes’ e ‘Vrasës’. Sipas raporteve të publikuara dhe imazheve të sulmit të dytë, një vrimë sa një grusht duket se është hapur në një nga dritaret.

“Këta njerëz nuk përfaqësojnë shoqërinë, ku shumica dërrmuese është me të vërtetë së bashku dhe përpiqet të bëjë gjithçka kundër pandemisë.” – tha Lauterbach, një anëtar i Social Demokratëve të qendrës së majtë SPD.