Vendosni fjalën kyçe....

Peticion për heqjen e titullit ‘Kalorës’ ndaj ish-kryeministrit britanik Tony Blair, mblidhen mbi 400 mijë firma


Qindra mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion në internet duke bërë thirrje për heqjen e titullit Kalorës që iu dha ish-kryeministrit Tony Blair nga Mbretëresha. Në peticion tuhet se Blair ‘duhet të mbahet përgjegjës për krimet e luftës’.

Më shumë se 400,000 firma u hodhën nën një peticion të Change.org që i kërkonte kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar t’i kërkonte Mbretëreshës të anulonte urdhrin në më pak se një ditë pasi ai u lëshua.

Angus Scott, autori i peticionit, thotë se ish-kryeministri ‘shkaktoi dëme të pariparueshme në kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe në vetë strukturën e shoqërisë së vendit’, kur ishte në pushtet midis viteve 1997-2007.

Peticioni akuzon në mënyrë specifike Blair-in për ‘shkaktim të vdekjes së ushtarakëve  e civilëve të panumërt të pafajshëm’ duke e tërhequr Mbretërinë e Bashkuar në ‘konflikte të ndryshme’.

“Për këtë ai duhet të mbahet përgjegjës për krimet e luftës.” – thuhet ndër të tjera në peticion.

Ndërsa është e zakonshme që monarkët britanikë t’u japin shumicën e titujve të lartë të Kalorësisë ish-kryeministrave, vendimi i Buckingham Palace për Blair-in shkaktoi zemërim masiv në mesin e britanikëve, duke përmendur rolin e tij në pushtimin e vitit 2003 në Irak dhe mbështetjen e tij për fushatën e udhëhequr nga SHBA në Afganistan.

Në vitin 2017, një e treta e britanikëve thanë se Blair duhet të gjykohej si kriminel lufte për ‘mashtrimin e vetëdijshëm’ të publikut rreth premisës së pushtimit të Irakut, pasi një hetim zbuloi se nuk kishte asnjë inteligjencë për të mbështetur pretendimin se lideri i ndjerë irakian Saddam Huseini kishte armë të shkatërrimit në masë.

Blair mori Urdhrin e Kalorësit në listën e Nderimeve të Vitit të Ri 2022. Duke iu përgjigjur njoftimit, Blair e quajti titullin ‘një nder të jashtëzakonshëm’, ndërsa Buckingham Palace tha se ishte ‘kënaqësi’ që t’ia jepte atë Blair.