Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen avionët luftarakë gjatë stërvitjes në Kolumbi, humbin jetën 2 pilotët


Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e së shtunës në Kolumbi, kur dy pilotë të ushtrisë humbën jetën pas përplasjes në ajër të avionëve luftarakë që ata drejtonin.

Ngjarja u regjistrua në qendër të Kolumbisë, teksa avionët e Forcave Ajrore Kolumbiane ishin duke zhvilluar një stërvitje ushtarake, për një shfaqje ajrore që do të mbahej disa ditë më pas.

Videoja e përplasjes është filmuar rastësisht nga një kalimtar, ku shihet qartë që dy avionët shpërthejnë në flakë pas kontaktit duke e bërë të pamundur që pilotët të shpëtonin.

Forcat Ajrore të Kolumbisë iu shprehën ngushëllimet familjarëve të pilotëve, teksa një hetim ka nisur për shkaqet e këtij aksidenti.