Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra fëmijëve në Gjermani u jepen gabimisht doza për të rriturit të vaksinës anti-Covid


Autoritetet shëndetësore në Gjermani iu injektuan 42 fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç vaksina kundër Covid-19 të destinuara për të rriturit.

Autoritetet shëndetësore në Hanover, kanë pohuar se pavarësisht kësaj, nuk do ketë rritje të efekteve anësore.

Të hënën, një zëdhënës i qeverisë rajonale të Hanoverit njoftoi se 42 fëmijëve në një qendër vaksinimi të vendosur në kopshtin zoologjik të qytetit u janë dhënë injeksione me përqendrime më të larta, të destinuara për të rriturit.

Kryespecialistja në departamentin e shëndetësisë, Marlene Graf, tha se doza e rritur nuk është e dëmshme dhe nuk priten pasoja të rënda.

“Sipas njohurive tona, efektet anësore të mundshme duhet të kufizohen në reaksionet lokale dhe temperaturën.”- tha ajo, citon RT.

Djemtë dhe vajzat morën trefishin e dozës së vaksinës Pfizer/BioNtech të destinuar për grupmoshën e tyre – 30 mikrogramë në vend të 10 mikrogramëve, sipas mediave gjermane.

Të gjithë prindërit e fëmijëve në fjalë janë informuar drejtpërdrejt nga administrata rajonale. Atyre u janë vënë në dispozicion këshilla mjekësore.

Presidenti rajonal Steffen Krach tha se gabimi nuk duhet të përsëritet. “Edhe nëse nuk priten pasoja të rënda shëndetësore, diçka e tillë nuk duhet të kishte ndodhur.”- tha ai.