Vendosni fjalën kyçe....

Humbja “i ha kokën” Shkëmbit, Teuta shkarkon trajnerin korçar


Pak pas Partizani, edhe Teuta ka shkarkuar trajnerin Shkëmbi.

Shkarkimi i korçarit vjen pas humbjes së thellë të ekipit durrsak me Kukësin me rezultatin 4-0.

Teuta ka fituar vetëm një nga shtatë takimet e fundit duke humbur shumë vende në renditje.

Megjithatë është sërish në garë për një nga vendet e para duke qenë se tabela e renditjes është mjaft e ngjeshur.

‘Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. KF Teuta!’ – thuhet në njoftimin e klubit durrsak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *