Vendosni fjalën kyçe....

“Manipulator” – Dwayne Johnson në sherr me Vin Diesel pas largimit nga “Fast & Furious”


Duket se marrëdhëniet mes aktorit Dwayne Johnson i njohur ndryshe si “The Rock” me aktorin tjetër Vin Diesel, jo vetëm që nuk janë përmirësuar por duket se janë përkeqësuar më tej.

Johnson refuzon të kthehet për të luajtur përsëri për “Fast and Furious”, duke e akuzuar kolegun për “manipulim“.

Vin Diesel kishte bërë një postim në “Instagram” ku i kërkonte Johnson-it të luante sërish në filmin e ardhshëm të “Fast and Furious”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel)

Por ky i fundit është përgjigjur se kjo “nuk ka asnjë shans” të ndodhë dhe se ftesa publike ishte një shembull i manipulimit të Diesel.

Në një intervistë për CNN, Dwayne Johnson i është përgjigjur publikisht ftesës së Vin Diesel për t’iu bashkuar kastit për “Fast And Furious 10”, duke thënë se ai ishte i befasuar nga postimi i kolegut, veçanërisht pasi ia kishte thënë privatisht Diesel-it se nuk do të kthehej.

“Postimi i fundit publik i Vin-it ishte një shembull i manipulimit të tij. Nuk më pëlqeu që ai përmendi fëmijët e tij në këtë post, si dhe vdekjen e Paul Walker. Lërini ata jashtë kësaj. Ne kishim folur muaj më parë për këtë dhe arritëm në një mirëkuptim të qartë. Qëllimi im gjatë gjithë kohës ishte t’i jepja fund udhëtimit tim të mahnitshëm me këtë seri filmash të jashtëzakonshëm ‘Fast & Furious’ me mirënjohje dhe elegancë.”- thotë ai, citon RT.

Ai vazhdoi të thoshte se i vinte keq që dialogu publik kishte turbulluar ujërat, por megjithatë ishte i bindur në aftësinë e kastit dhe u uroi atyre fat dhe sukses.