Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë trupi i një alpinisti të rrëzuar në Pukë. Lela tregon si ndodhi aksidenti: Mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë


Policia ka dhënë detaje se trupi i alpinistit Ndoc Mulaj është gjetur i pajetë pas disa orësh kërkimesh pas rrëzimit që pësuan ai dhe 4 persona të tjerë mbrëmjen e sotme në Malin e Munellës në Pukë.

Në vijim të informacionit të dhënë ku dy alpinistë  duke eksploruar në Malin e Munellës  kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë ku njëri prej tyre shtetasi I. Sh u gjet gjatë kërkimeve dhe u transportua në spital ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë  dhe banorë të zonës kanë vijuar kërkimet në kushte klimaterike të vështira dhe terren të thepisur.

Pas disa orë kërkimesh është gjetur i pajetë shtetasi N. M dhe po vijon puna për nxjerrjen e trupit”-njofton policia.

Gazetari Alfred Lela i cili u përfshi në një aksident teksa zbriste nga Mali i Munellës ditën e sotme tregon momentet e tmerrit të pësuar kur u rrëzua.

Ai tha se ishte ai i pari që rëshqiti në humnerë dhe më pas 4 personat e tjerë me të cilat udhëtonte. Lela tha se kur u rrëzua mendoi se e kishte mbyllur me këtë botë.

E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë. Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tha gazetari.