Vendosni fjalën kyçe....

Basha: SHBA-të nuk do të bashkëpunojnë me një parti që drejtohet nga një person “non grata”, alibia që bashkon Ramën me Berishën


Gjatë fjalës së mbajtur përballë mbështetësve të tij në Dibër, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për qëndrimin e zyrtarëve amerikanë në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike që drejtohet nga një person ‘non grata’.

Gjithashtu ai u shpreh se alibia që bashkon sot kryeministrin Edi Rama me paraardhësin e tij është alibia e mungesës së shpresës dhe alternativës.

“Askush nuk është i tepërt në Partinë Demokratike. Kam marrë, por kam vendosur mos ti publikoj, qindra, mijëra mesazhe nga demokratët që ndiheshin se ishin mashtruar, që ndiheshin se ishin zhgënjyer për faktin se SHBA nuk bashkëpunon me një parti që nuk distancohet nga një non grata. Që ndiheshin se ishin zhgënjyer dhe ishin gënjyer dhe se qëllimi i SHBA ishte shkatërrimi i Partisë Demokratike.

Në fakt keni dëgjuar nga zyrtarët e lartë amerikanë të kundërtën, keni dëgjuar qartë se ata nuk bashkëpunojnë dhe nuk do të bashkëpunojnë me asnjë parti politike e cila drejtohet nga një non grata apo nga një i mbështetur nga non grata. Keni dëgjuar tashmë se janë pa ekuivok në krahun e Partisë Demokratike dhe presin, presin me padurim ditën që të festojnë fitoren e Partisë Demokratike, por që të ndodhë kjo ne duhet që ti heqim Edi Ramës alibinë se nuk ka shpresë, se nuk ka alternativë. Është kjo alibi që sot për fat të keq bashkon Edi Ramën me Sali Berishën. Ne duhet ti japim fund dhe do ti japim fund kësaj alibie. Ka shpresë, ka alternativë, quhet Partia Demokratike e Shqipërisë, është e bashkuar dhe është e vendosur ndaj çdo demokrati dhe demokrateje ju them jo vetëm nuk jeni të tepërt, por jeni të mirëpritur, jeni të mirëpritur me të gjithë mendimet tuaja, jeni të mirëpritur me kritikat tuaja, për të cilat jam I gatshëm që ti dëgjoj e ti zbatoj me një qëllim, jo për ta dobësuar por për ta  forcuar dhe për ta bërë një orë e më parë Partinë Demokratike gati për betejën që na pret.

Kjo vlen për të gjithë demokratët e sakrificave, kjo vlen për demokratët e qëndresave, kjo vlen për të rinjtë dhe të rejat, vlen për të gjithë përveç një grushti njerëzish që ju I njihni fare mirë, që kanë abuzuar me pushtetin e fituar përmes sakrificave të demokratëve dhe që sot janë gati ti përplasin demokratët me forcë men njëri tjetrin, të shkatërrojnë Partinë Demokratike për karriget e tyre, për interesat e tyre personale. Ata që duan ta përdorin Partine Demokratike si mburojë të interesave të tyre, të paprekshmërisë së tyre ju them ndal, nuk do t’iu lejojmë. Demokratët nuk do të hidhen kundër njëri tjetrit, demokratët do të jenë në krah të njëri tjetrit dhe në krah të njëri tjetrit e në krah me shumicën dërrmuese të shqiptarëve do të jemi përballë, deri në fitore, deri në mundjen e regjimit. Prandaj pas qëndresës që bëmë bashkë e di që s’ka qenë e lehtë për të mbrojtur identitetin e familjes tonë të përbashkët vjen edhe momenti i bashkimit me këdo që mund të ketë patur kënaqësi, pakënaqësitë e tyre legjitime.”– tha Basha.