Vendosni fjalën kyçe....

Ranë në kontakt me rrymën teksa rregullonin linjat, ndërron jetë në spital një nga elektricistët në Memaliaj


Elektricisti 54-vjeçar Agron Manaj, i cili së bashku me kolegun e tij ranë në kontakt me rrymën elektrike në Memaliaj ka ndërruar jetë.

Manaj dhe kolegu i tij po punonin për të rikthyer energjinë elektrike në një shtyllë tensioni në fshatin Çërrilë në Memalij.

48-vjeçari mori dëmtime të lehta ndërkohë që Manaj u dërgua në spital në gjendje të rëndë ku dhe ndërroi jetë gjatë mbrëmjes.