Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Kavajë makina e 35-vjeçarit që u ekzekutua dje në Peqin


Është gjetur në Kavajë makina e 35-vjeçarit Albi Bashaliu që u ekzekutua ditën e djeshme në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Makina është gjetur në fshatin Gocaj dhe u përdor dje nga autorët përt t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi qëlluan me breshërin Bashaliun, ata i vunë flakën mjetit të tyre dhe u larguan me mjetin e viktimës.

Bashaliu u vra ditën e djeshme ndërsa pista e parë është ajo e hakmarrjes duke qenë se i vëllai, Leonard Bashaliu, vrau në qershor të këtij viti Albert Xhahysën, në fshatin Gjoçaj.