Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar këtë të martë gjykimin e dosjes 339/1. Kështu, tre të dyshuarit Gentian Marku, Fation Marku dhe Oltion Marku janë dënuar secili me nga 14 vite burgim, por duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar do të vuajnë 9 vite e 4 muaj burg.
Ndërkohë Samuel Noka, nipi i ish-deputetit socialist Arben Noka, është shpallur i pafajshëm.
Avokati mbrojtës i këtij të fundit, Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për t’u përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë.
Gjykata ka njoftuar se në përfundim të gjykimit janë deklaruar fajtorë:
- Deklarimin fajtor të pandehurit Gentian Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të pandehurit Fation Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
- Deklarimin fajtor të pandehurit Oltion Marku për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim.
Në aplikim të nenit 406 uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur:
Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Samuel Noka për kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 të Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai.