Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni në një zonë të banuar në SHBA, asnjë i mbijetuar


Një avion është rrëzuar mbrëmjen e së hënës në San Diego, në SHBA. CNN raporton se nuk ka asnjë të mbijetuar.

 Avioni ishte planifikuar të ulej në një fushë ajrore lokale kur u rrëzua pak pas orës 19:00 të së hënës, sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut San Diego.

“Zjarrfikësit nuk gjetën të mbijetuar në vendngjarje”- thanë autoritetet në një njoftim për shtyp, mirëpo nuk specifikuan se sa viktima u gjetën.

Avioni u rrëzua në një zonë të banuar, duke dëmtuar një banesë si dhe linjat e energjisë elektrike. Për fat të mirë njerëzit që ishin në tokë nuk u lënduan nga aksidenti.

“Aeroplani ishte planifikuar të ulej në fushën Gillespie në El Cajon. Për momentin, ne nuk kemi informacion se nga vinte avioni apo sa veta ishin në bord. Zjarrfikësit nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë të mbijetuar në vendin e përplasjes.”- tha departamenti i sherifit, citon CNN.

“Kur zjarrfikësit arritën në vendngjarje, pati shi të konsiderueshëm dhe kishte një fushë të madhe mbeturinash që shtrihej rreth 60 metra.”- tha për CNN shefi i zjarrfikësve, Don Butz.