Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Thonë se jam 77-vjeç, e sfidoj Ramën dhe Bashën në debat televiziv


Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka sfiduar në debat televiziv Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Berisha deklaroi se edhe pse është 77-vjeç nuk e ndal që të përballet në debat me Ramën dhe Bashën njëkohësisht.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt.

Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm.

Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Rama në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, – u shpreh Berisha.