Vendosni fjalën kyçe....

Shirat bllokojnë 80 familje në Gjirokastër, problem edhe furnizmi me energji në disa zona


Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur Qarkun e Gjirokastrës së fundmi duke lënë pa energji elektrike disa zona.

Bëhet fjalë për fshatrat Kordhocë të Lazaratit, Bulo, disa fshatra të Njësisë Administrative Zagorie dhe Grapsh në Dropull si dhe në fshatin Maricaj.

Shirat e dendur kanë bllokuar rreth 80 familje në lagjen ‘Lenxat’ pasi rritja e nivelit të ujit ka bërë që ujërat e përroit të Sopotit të dalin nga shtrati. Po kështu rrëshqitje dherash e gurësh ka pasur në rrugën e Lazaratit.