Vendosni fjalën kyçe....

Policia në Gjirokastër thirrje shoferëve të bëjnë kujdes: Ka prezencë uji në disa akse


Reshjet e shiut duket se kanë sjellë problematika këtë të hënë në disa akse rrugore në qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një njoftimi për mediet, policia ka njoftuar se në disa rrugë interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit, prandaj u bën apel drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në qarkullimin me makinë në këto zona.

“Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore,  Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje  në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka  fluks të shtuar të  automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.”- thuhet në njoftim.