Vendosni fjalën kyçe....

Portugalia mposht Turqinë e përballet në finale të Play Off-it me Maqedoninë e Veriut


Portugalia e ka kaluar pengesën e parë për ta arritur Kupën e Botës që zhvillohet në fund të këtij viti.

Ata triumfuan 2:1 në shtëpi ndaj Turqisë, duke u kualifikuar kështu në finalen e play-offit që do e luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ishte sulmuesi Otavio që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të, pas asistimit nga Bernardo Silva.

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Diogo Jota dyfishoi epërsinë e vendasve. Ai u asistua nga Otavio.

Burak Yilmaz ngushtoi epërsinë në minutën e 65-të.

Por, Yilmaz e kishte mundësinë të shndërrohej në hero për Turqinë. Në vend të kësaj, ai u bë fytyra tragjike, duke e humbur penalltinë në minutën e 83-të, e cila do ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Kështu, Portugalia kualifikohet në finale dhe do të përballet me Maqedoninë e Veriut, që eliminoi kampionin e Evropës, Italinë.