Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas adoleshentin në Kukës, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Kukës, ku një automjet ka përplasur një 17-vjeçar. Adoleshenti me inicialet Y.K ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Audi” që e përplasi adoleshentin është vënë në pranga.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Krumë-Golaj, duke drejtuar automjetin tip ‘Audi’, ka asidentuar me mjet shtetasin Y. K., 17 vjeç, banues në fshatin Letaj.

I dëmtuari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.