Vendosni fjalën kyçe....

Hasa: Elbasani mirëpret nesër këdo por i Ramës i thotë “IK”


Ish-deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit Endri Hasa nëpërmjet një postimi në Twitter ka shpërndarë një foto si simbol të protestës në ku shkruhet “Rama Ik” në një nga mbikalimet e qytetit që pret nesër vizitorë për Ditën e Verës.

“Elbasani mirëpret këdo sot dhe nesër për natën e ditën e verës por i thotë IK kryebanditit që ka marrë peng vendin. Shqipëria është e njerëzve dhe banditët duhet të largohen! RAMA IK!”-shkruan Hasa.