Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Mbështes çdo nismë për forcimin e NATO-s


Presidenti i Republikës Ilir Meta në aktivitetin e zhvilluar në nder të 10-vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO, u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo nismë dhe çdo projekt që i shërben forcimit të Aleancës.

Meta i ftoi të pranishmit të duartrokisnin forcat ajrore të NATO-s që parakaluan në qiellin shqiptar, duke kujtuar edhe ndërhyrjen në Kosovë.

“Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse pa iu ftuar të gjithëve për një duatrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999”, tha Meta.

Më pas presidenti shqiptar tha se do mbështeste çdo nismë që i shërben forcimit të Aleancës, duke shtuar se rritja e buxhetit do të mbetet përparësi për Shqipërinë.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Një mirënjohje të veçantë atyre burrave e grave në uniformë që udhëhoqën këtë arritje. Një falënderim të veçantë sot e kam për presidentin e SHBA-ve George W. Bush që me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi . E paçmuar mbetet mbështetja e jashtëzakonshme e gjithë popullit shqiptar.

Një javë më parë ne kujtuam 20 vjetorin e vendimit të NATO-s për të ndërhyrë në Beograd duke i dhënë fund spastrimit etnik. Të gjithë shqiptarët i mbeten mirënjohës NATO-s që jo vetëm shpëtoi një popull të pafajshëm por forcoi paqen në rajonin tonë.

Shqipëria ka marrë angazhimin për modernizimin e reformimin e FA-ve. Si president i Republikës do mbështes çdo nismë, çdo projekt që i shërben forcimit të kohezionit të Aleancës. Jam i bindur që rritja e buxhetit do mbetet përparësi. Lufta kundër terrorizmit kombëtar, emigracionit të paligjshëm, sulmeve kibernetike kërkojnë më shumë angazhim nga vendet tona”, tha Meta gjatë fjalës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *