Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e të dhënave, Imeraj: Pas hetimeve normalisht që do ketë autorë


Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë deklaratës për shtyp për operacionin “Komunikimi” u pyet edhe për hetimet mbi rrjedhjen e të dhënave në publik të pagave dhe telefonave.

Prokurorja tha se çështja është nën hetim dhe veprimet do jenë intensive. Imeraj theksoi se do ketë autorë pas hetimeve.

Në raport me çështjen në fjalë, do them dy fjalë shkurt, duke qenë se është një çështje sensitive dhe për shkak të vëmendjes së shtuar jo vetëm të gazetarëve, por dhe të opinionit publik në tërësi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji. Jemi të bindur që deri në fund të këtij hetimi veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohet me vendimmarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, deklaroi Imeraj.