Vendosni fjalën kyçe....

Edita Tahiri: Ballkani i Hapur do të vendosë popujt në hegjemoninë serbe, të mbështetet protesta kundër Vuçiçit në Tiranë


Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka mbështetur protestën që e thirrur për ditën e nesërme nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka për synim t’i vendos popujt në hegjemoninë serbe.

Ballkani i Hapur” do të vendos popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”-shkruan Tahiri.