Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë në familje, armë zjarri pa leje e fishekë, pranga tre personave në Gjirokastër e Tiranë


Tre persona kanë rënë në pranga në Gjirokastër e Tiranë.

Një 41-vjeçar ëështë ndalur në Gjirokastër pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes.

Në Kamzë është arrestuar 46-vjeçari me iniciale A.L., pasi i janë gjetur në banesë një armë atomatike ‘kallashnikov’ e 293 fishekë.

Në Marikaj është ndaluar 51-vjeçari me iniciale M.V., pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë kapur një armë zjarri automatik e 13 fishekë.

Njoftimi

“Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 41 vjeçari. Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë si dhe ka thyer urdhërin e mbrojtjes ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. G. Materialet në ngarkim të shtetasit J. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Naroktikëve referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për​ shtetasin V. B., 39 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një hoteli ku ky shtetas qëndronte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shkop(shufër) metalik(dyshohet si armë e ftohtë), të cilat i posedonte shtetasi V. B.

-Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. D., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Dervician, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Mercedez Benz” ku ky shtetas udhëtonte si pasagjer, nga shërbimet e policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

-Gjithashtu u shoqërua në ambientet e DVP Gjirokastër  shtetasi

-L.Sh., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar që ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi

“Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Laçi, 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”