Vendosni fjalën kyçe....

Topalli për Kuvendin e thirrur nga Basha: Nuk e ka kuorumin, e ndihmoi Rama me njerëz për të mbushur sallën


Ndërkohë që zhvillohet Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Lulzim Basha, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se nuk ka kuorim për zhvillimin e tij.

Për më tepër, Topalli ngre hipoteza se Bashën e ka ndihmuar Rama për të mbyushur sallën.

“Lulzim Basha nuk ka as kuorum njerëzish (delegatësh jo e jo).

Pavarësisht ndihmës bujare të Ramës për të sjellë njerëz në Pallatin ë Kongreseve prap Lulzim Basha nuk ka as kuorum!
Historikisht Lulzim Bashës gjithmonë i dilnin më shumë vota se votues.
Ka pas të drejtë një diplomat i rëndësishëm që tha: Luli është kal i vdekur!“– shkruan Topalli.