Vendosni fjalën kyçe....

“Referendumi” kundër Bashës, Albana Vokshi: Deri tani kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, mund të shtyhet orari


Demokratët kanë nisur të votojnë që në orën 8:00, për atë që ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur “referendum” për të ratifikuar shkarkimin e Lulzim Bashës.

Kryetarja e Komisionit Organizator, Albana Vokshi tha se ka akoma një fluks shumë të madh personash që duan të votojnë.

Ajo bëri me dije se deri në orën 13:00 kanë votuar 27 mijë e 719 persona.

Në total kanë votuar 27 mijë e 719 delegatë, vazhdon të votohet, ka informacion se ende ka radhë të gjata. Do të ketë shumë më tepër se aq.”- tha Vokshi e cila shtoi se mund të ketë dhe shtyrje të orarit të procesit të votimit.

Qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 17:00.

Votimi sipas qarqeve:

Shkodër: 2252
Lezhë: 2500
Kukës: 1490
Dibër: 1355
Durrës: 2990
Tiranë: 6347
Elbasan: 2171
Berat: 890
Korçë: 2730
Fier: 2674
Gjirokastër: 1120
Vlorë: 1200