Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha u përjashtua si anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, punë e tij sa herë hip e zbret shkallët


Në konferencën për shtyp, Kreu i PD-së Lulzim Basha theksoi se rrugët e Sali Berishës me organet drejtuese të PD-së janë ndarë.

Basha tha se nga sot Berisha është përjashtuar nga të gjitha organet drejtuese të PD-së.

Sot Sali Berisha u përjashtua si anëtar i Grupit Parlamentar të PD-së, si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe si anëtar i Kuvendit Kombëtar. Rrugët Berishës me organet drejtuese të PD-së janë ndarë. Sa herë hip dhe zbret shkallët është punë e tij”-deklaroi Basha.