Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lushnjë, humbin jetë dy persona


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gurrëz i Vogël ku dy persona kanë ndërruar jetë.

Automjeti tip Reno ka dalë nga rruga dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi dhe pasagjeri.

Sot rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”,  automjeti tip “Reno “, ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë dëmtuar dhe kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *