Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton aplikacionin për denoncimin e krimeve mjedisore: Kujdesuni për mjedisin edhe për veten


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot aplikacionin e ri “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e krimeve mjedisore.

Sipas kësaj videoje, nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike mund ta denoncojë problemin, në mënyrë që të marrë zgjidhje sa më shpejt.

“Mirmëngjes dhe me aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten.”- shkruan Rama.

Në video shpjegohet hap pas hapi se si bëhet denoncimi. Fillimisht ngarkohet foto ku evidentohet akti i denoncuar, sipas kategorisë. Më pas duhen përcaktuar saktë qyteti dhe adresa e vendndodhjes, që denoncon në foto dhe hapi i fundit është klikimi i opsionit ‘dërgo’ duke vendosur nëse dëshiron ta ruash ose jo anonimatin.