Vendosni fjalën kyçe....

Nuk ndalen pagesat për inceneratorët – Ditën që u arrestua Lefter Koka u derdhën 191 mijë euro


Ndonëse ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar dhe sot pret masën e sigurisë pasi akuzohet për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit, në Tiranë në depozitat e inceneratorit aktiviteti financiar vazhdon pa asnjë shqetësim.

Ditën që ish-ministri Koka u arrestua, Bashkia e Durrësit dhe ajo e Kavajës kanë bërë dy pagesa me vlerë 191 mijë euro tek inceneratori i Tiranës. Konkretisht, Bashkia Durrës ka paguar një faturë prej 127 mijë euro dhe Bashkia Kavajë një faturë prej 64 mijë euro.

Sipas deputetes Tabaku, veprimi i parë që duhet të kishte bërë qeveria ishte që të pezullonte pagesat në një kohë kur është vërtetuar se Inceneratori i parë është dhënë me procedura jo të rregullt, ndërkohë që e njëjta është ndjekur edhe për Fierin dhe Tiranën. “Ndërkohë që flasim, Inceneratori i Tiranës ka marrë 191 milionë euro pagesë. Veprimi i parë që duhet të bënte qeveria është që të pezullonte paratë”, tha dje Tabaku në konferencën për mediat. Ndërkohë, gazeta “Panorama” sjell edhe shumën e parave që ka fituar çdo koncesion për ndërtimin e Inceneratorit.

PAGESAT

Inceneratori i Elbasanit, shoqëria “AlbTek energy” sh.p.k., për periudhën 2015 – 2021, ka përfituar 65 transaksione, me vlerë 26.5 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 1 transaksion, me vlerë 330 mijë euro. Ndërkohë, Inceneratori i Fierit (shoqëria “Integrated technology waste treatment Fier” sh.p.k.), për periudhën 2016 – 2021, ka përfituar 55 transaksione, me vlerë 30.4 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 10 transaksione, me vlerë 5.1 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor nëpërmjet 3 transaksioneve, ka përfituar 1.54 milionë euro pra 514 mijë euro çdo muaj. Inceneratori i Tiranës (shoqëria “Integrated energy bv spv” sh.p.k.), për periudhën 2018 – 2021, ka përfituar 128 transaksione, me vlerë 35.5 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 37 transaksione, me vlerë 9.3 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor – dhjetor nëpërmjet 11 transaksioneve, ka përfituar 2.7 milionë euro, në total, tre inceneratorët kanë përfituar 248 transaksione, me vlerë 92.4 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, kanë përfituar 48 transaksione, me vlerë 14.8 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor nëpërmjet 14 transaksioneve, ka përfituar 4.24 milonë euro. Sakaq, kujtojmë që në Kuvend ka një Komision Hetimor, i cili vijon punën por që deputetja e PD-së Jorida Tabaku, akuzon bankat dhe kompanitë e inceneratorëve se nuk japin informacion.

“Ashtu siç janë hapur kompani fiktive për Inceneratorin e Elbasanit, ku përfitues ka qenë z. Lefter Koka. Janë hapur kompani fiktive edhe për Inceneratorin e Fierit dhe për Inceneratorin e Tiranës. I kemi dërguar koncensionarit kërkesë për të na dërguar informacion për të gjithë nënkontraktorit. Nuk e ka sjellë. I kemi kërkuar sistemit bankar, në të drejtën tonë kushtetuese, që na jep ligji dhe Kushtetuta për tagrin e Komisionit Hetimor, që të na japë të dhëna bankare. Nuk na janë vendosur në vendosur në dispozicion nga ana shumicës së bankave. Përkundrazi, një sulm mediatik i paguar me para publike është ndërmarrë ndaj përfaqësuesve të PD-së. Për të vërtetuar që nuk është Lefter. Koka rasti i vetëm, janë hapur edhe kompani të tjera.”– tha Tabaku dje.

Deputeti i PS-së, Alqi Bllako, që sot është në Grupin Parlamentar të PS-së, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka marrë pagesa familja e tij, babai i tij si nënkontraktor. Të tri kompani të lidhura me njëra tjetrën. Megjithëse me emra të ndryshëm, i bashkon një zyrë, një adresë në “Sky Tower” që sot i janë i vënë çelësat. I janë vënë çelësat kur morën vesh që kjo aferë kriminale po shkonte drejt finalizimit

PAGESAT PËR INCENERATORËT

TË MARTËN

Bashkia Durrës, 127 mijë euro për Inceneratorin e Tiranës Bashkia Kavajë, 64 mijë euro për Inceneratorin Tiranë

INCENERATORI I ELBASANIT (Shoqëria “AlbTek Energy” sh.p.k.) Për periudhën 2015 – 2021, ka përfituar 65 transaksione, me vlerë 26.5 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 1 transaksion, me vlerë 330 mijë euro.

INCENERATORI I FIERIT (Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.) Për periudhën 2016 – 2021, ka përfituar 55 transaksione, me vlerë 30.4 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 10 transaksione, me vlerë 5.1 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor nëpërmjet 3 transaksioneve, ka përfituar 1.54 milionë euro pra 514 mijë euro çdo muaj.

INCENERATORI I TIRANËS (Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.) Për periudhën 2018 – 2021, ka përfituar 128 transaksione, me vlerë 35.5 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, ka përfituar 37 transaksione, me vlerë 9.3 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor – dhjetor nëpërmjet 11 transaksioneve, ka përfituar 2.7 milionë euro. NE TOTAL, tre inceneratorët kanë përfituar 248 transaksione, me vlerë 92.4 milionë euro. Vetëm për vitin 2021, kanë përfituar 48 transaksione, me vlerë 14.8 milionë euro, nga të cilat, në muajit shtator – tetor – nëntor nëpërmjet 14 transaksioneve, ka përfituar 4.24 milionë euro.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Gazetës Panorama