Vendosni fjalën kyçe....

Kur Evi Kokalari përkëdhelte Erion Veliaj (Video)


Evi Kokalari është aktiviste shqiptarë në SHBA e angazhuar me Partinë Republikanë ndërsa në Shqipëri i është bashkuar Sali Berishës dhe tashmë ka rolin si komisionere për Rithemelimin e PD-së.

Kokalari është edhe kundër qeverisë socialiste në vend dhe bashkëpunimit të saj me miliarderin George Soros.

Por disa vite më parë Evi Kokalari “përkëdhel” Erion Veliajn për një ndihmë që ai i ka dhënë për një nismë të sajën.

Erion Veliajn që nuk e kam asnjëherë më përpara në jetën time, pos hsumë miqtë e mi e njohin dhe kam vetëm ca lidhje kohët e fundit i cili na ka ndihmuar për të shpërndarë disa pako me ushqime. Erioni në fakt mu përgjigj menjëherë, brenda dy minutave dhe më tha më pëlqen shumë si ide dhe do të ve gjithçka në dispozicion që ta realizosh si ide”-thotë Kokalari në video.

Veliaj njihet si miku i ngushtë me Soros dhe familjen e tij dhe mbështetës i agjendës së multimiliarderit në Shqipëri.