Vendosni fjalën kyçe....

Johnsonit i rebelohen deputetët e partisë së tij, i votojnë kundër masave anti-covid


Gati 100 deputetë të Partisë Konservatore në pushtet votuan të martën kundër kufizimeve të reja për pandeminë, duke i dhënë një goditje të rëndë autoritetet të Kryeministrit Boris Johnson dhe duke ngritur pyetje rreth udhëheqësisë së tij.

Kryeministri britanik u përball me rebelimin më të madh kundër qeverisë së tij deri më tani nga partia e vet rreth masave, për të cilat ai tha se janë të nevojshme për ta kufizuar përhapjen e variantit të ri, Omicron.

Rregullat e reja, në të cilat përfshihet përdorimi i maskave në vende publike dhe përdorimi i pasaportave shëndetësore në disa hapësira, u miratuan kryesisht falë përkrahjes nga partia kryesore opozitare, Partia Laburiste, shkruan France24.

Deputetët e rebeluar thanë se vota kundër masave është një paralajmërim se kryeministri duhet ta ndryshojë mënyrën e operimit të qeverisë, në të kundërtën do të përballet me sfidim të udhëheqësisë.

Rregullat e reja, në të cilat përfshihet përdorimi i maskave në vende publike dhe përdorimi i pasaportave shëndetësore në disa hapësira, u miratuan kryesisht falë përkrahjes nga partia kryesore opozitare, Partia Laburiste, shkruan France24, përcjell Gazeta Express.

Deputetët e rebeluar thanë se vota kundër masave është një paralajmërim se kryeministri duhet ta ndryshojë mënyrën e operimit të qeverisë, në të kundërtën do të përballet me sfidim të udhëheqësisë.

Në mesin e atyre që votuan kundër masave kufizuese ishte edhe deputeti Louie French, që u zgjodh në këtë post në fillim të dhjetorit, ndërsa mediet raportuan se ish-kryeministrja Theresa May ishte në mesin e 17 deputetëve që abstenuan në votim.