Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas motoçikletën në Librazhd, plagosen burrë e grua


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Librazhdit.

Mësohet se një kamion, ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonin burrë e grua.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital ku ndodhen në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar, megjithatë policia ka nisur hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *