Vendosni fjalën kyçe....

Në burg, në arrati ose non grata – Ku janë sot 3 ish-kryeministrat ballkanas që pozuan krah George W Bush-it në 2007-ën


Kjo foto është realizuar të dielën e 10 qershorit të vitit 2007 në Tiranë, gjatë vizitës së ish-presidentit amerikan George W Bush.

Në këtë foto krah Bush-it shfaqen, kryeministri i asaj kohe i Kroacisë Ivo Sanader, ai shqiptar Sali Berisha si dhe ai i Maqedonisë, Nikola Gruevski.

Por sot, të tre zyrtarët e lartë që shfaqen krah Bush-it duket se kanë patur një fat jo shumë të mirë, pasi ndaj të treve rëndojnë akuzat për korrupsion. Njëri ndodhet në burg, tjetri në arrati dhe një tjetër është “non grata” në SHBA.

Drejtori i Gazetës Express dhe Televizionit T7, Leonard Kërquki, e ka postuar sot këtë foto në llogarinë e tij në “Facebook” ku mes të tjerash shkruan: “Më pëlqen një thënie që e kam dëgju moti: ‘Sa ma n’majë, degët e lisit janë ma t’holla’.” 

Ivo Sanader – Në burg për korrupsion

Gjykata e Lartë e Kroacisë e ka dënuar në Tetor të këtij viti, ish-kryeministrin dhe ish-kreun e partisë Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Ivo Sanader me 7 vjet burg.

Sanader akuzohet se kishte krijuar një grup për të kryer aktivitete kriminale që vepronin sipas udhëzimeve të tij. Ai gjithashtu akuzohet për lehtësimin e përvetësimeve të donacioneve të paligjshme dhe marrëveshje fiktive që përfshijnë firma shtetërore.

67-vjeçari shërbeu si kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri në vitin 2009.

Nikola Gruevski – Në kërkim

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski, ndodhet në kërkim ndërkombëtar.  Ai u arratis më 12 nëntor, 2018 për në Budapest të Hungarisë, vetëm dy ditë para afatit kur duhej të paraqitej për ta vuajtur dënimin me burg, nën akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sali Berisha – “Non-grata” nga SHBA

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një njoftim në faqen e tij në Tëitter më 19 Maj, njpftoi se kishte shpallur “non-grata” ish-kryeministrin dhe ish-presidentin shqiptar Sali Berishën, duke thënë se “aktet e korruptuara” të tij kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Po kështu “non-grata” u shpallën dhe anëtarët e familjes së tij. Pas kësaj, kryetari i PD-së Lulzim Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar demokrat, një veprim që solli shumë zhvillime dhe ndarjen e kësaj force politike në dy kampe.