Vendosni fjalën kyçe....

Rama u bën thirrje familjeve që kanë banesa të trashëguara në zonat muzeale: Përfitoni nga projekti dhe fitoni bonusin për restaurim dhe 10 mijë dollarë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Berat një dëgjesë me qytetarë për fondin e rijetëzimit që do tu vihet në dispozicion qytetarëve për të restaurimin e banesave që ndodhen në zonat muzeale.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje familjeve shqiptarë që kanë në trashëgimi shtëpi të vjetra, sidomos në zonat muzeale, si kalatë, që të aplikojnë për të përfituar nga ky bonus.

Sipas Ramës, ky bonus përfshin restaurimin e banesave dhe një fond prej 10 mijë dollarësh.

“Përfitoj nga rasti t’i bëj një apel sot në këtë takim të parë informues të gjithë familjarëve që disponojnë shtëpi të tilla që tanimë, me bonusin e rijetëzimit, me këtë program të ri mbështetës, ne jemi në krah, siç e tha ministrja, me dy instrumente mbështetjeje; një për restaurimin dhe konsolidimin e pjesës, si të thuash, e guaskës së shtëpisë, pra mureve, dritareve, dyerve dhe fasadës apo çatisë, ku do të japim deri në 10 mijë dollarë nga shteti, 1 milionë lekë të reja dhe për instrumentin e dytë, për të gjithë ata që do duan të futen në një plan transformimi dhe vënie në funksion ekonomik të shtëpisë deri në 50 mijë dollarë.”- u shpreh Rama.