Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për arrestimin e Kokës: Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK lidhur me çështjen e inceneratorëve. 

Në një postim të shkurtër në Facebook, ku ndan me publikun kallëzimet që ka bërë LSI lidhur me inceneratorët, Kryemadhi shprehet se ka akoma persona të përfshirë në këtë çështje.

“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme.” – shkruan zonja Kryemadhi.