Vendosni fjalën kyçe....

Martohet në moshën 73-vjeçare babai i David Beckahm, lidh kurorë me avokaten milionere


Fundjava ka qenë tejet e veçantë për një nga ikonat e futbollit britanik, David Beckham. Babai i tij, Ted, është martuar në moshën 73-vjeçare në një ceremon private të zhvilluar në fundjavë. Ai ka lidhur kurorë me avokaten milionere Hilary Meredith, 62 vjeç, ndërsa David dhe vajza e nuses shërbyen si shoqëruesit e tyre në altar.

David Beckham dukej i kënaqur teksa pozoi për një foto familjare me babanë e tij të porsamartuar Ted pas dasmës së tij me partneren e tij, avokate milionere Hilary Meredith në Temple të Londrës të shtunën.

Një zëdhënës i familjes tha: “Ted dhe Hilary Beckham dëshirojnë të konfirmojnë se janë martuar të shtunën në një ceremoni të vogël private në Londër të rrethuar nga familja e ngushtë, duke përfshirë 3 fëmijët dhe 8 nipërit e Tedit, nënën e Hilary dhe vajzën e saj, Charlotte.”

Kjo është martesa e dytë për nusen dhe dhëndrin, me Ted që u divorcua nga nëna e Davidit, Sandra në vitin 2002 pas 33 vitesh martesë.