Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep argumentet për kthimin e buxhetit: Antisocial, s’parashikon ndihmë shtesë për qindra mijëra qytetarë e pensionistë


Presidenti Meta ka sqaruar edhe sot shkaqet pse e ktheu në Kuvend për rishyqrtim ‘Buxhetin 2022’. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit theksin se Buxheti 2022 është antisocial.

Ai thekson se buxheti në fjalë nuk parashikon asnjë shtesë ndihmë shtesë ekonomike për rreth 260 mijë qytetarë që jetojnë me 0.7 dollarë në ditë, për rreth 440 mijë pensionistë në qytet që jetojnë me 4.8 dollarë në ditë e për rreth 104 mijë pensionistë në fshat që jetojnë me 2.8 dollarë në ditë.

“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.

Dekretova kthimin në Kuvend sepse nuk parashikon ASNJË ndihmë shtesë ekonomike për:

258,840 qytetarë, që jetojnë me 0.7 USD/ditë;

440,579 pensionistë në qytet, që jetojnë me 4.8 USD/ditë;

103,626 pensionistë në fshat, që jetojnë me 2.8 USD/ditë.” – shkruan Meta.