Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Tropojë


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tropojë.

Një 33-vjeçar me iniciale A.H.,ë shtë qëlluar me armë brenda një lokali në Bajram Curri.

Sipas policisë, autori i dyshuar është 24-vjeçari me iniciale G.V., i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë i lënduari është dërguar në spitalin e Gjakovës ku ësëhtë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 10.12.2021, në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë  zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H. Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit. I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna  për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje.”